Historia

KF Ada është krijuar më 6 mars 1996. Ajo që nga ky momenti i krijimit të saj funksionon si shoqatë sportive, mbase e para e këtij lloji në vendin tonë. Iniciatorët e krijimit të kësaj shoqate sportive me këtë emër, kanë qenë pikërisht Lazër Matija, Alfred Pjetri, Filip Kercunga, Marash Qytetza dhe Prend Përndreca. Emri Ada është marrë nga ishulli që është në breg të Adriatikut dhe që ndan dy vendet, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Para krijimit të KF Ada, futbolli ka ekzistuar në Velipojë nën emërtimin KS Velipoja, që menaxhohej nga Komuna Velipojë dhe trajnerët e parë të ekipit që merrte pjesë në kategorinë e tretë ishin Kol Vasili dhe Prend Përndreca ndërsa drejtuesit e parë ishin Pashko Zagorjani dhe Pashuk Marku. Por heqja dorë nga ana e Komunës për financimin e futbollit, bëri që pesë dashamirësit e mësipërm të futbollit, të mblidheshin dhe të krijonin këtë shoqatë sportive. Që nga momenti i krijimit, Ada ka marrë pjesë fillimisht në kategorinë e tretë të futbollit shqiptar, për t'u ngjitur më pas në të dytën dhe me riorganizimin e ri të kampionateve nga ana e Federatës, ajo merr pjesë aktualisht në kategorinë e parë prej disa vitesh. Interesant është fakti që Ada asnjëherë nuk ka rënë nga kategoria. Në historinë e deritanishme të këtij klubi, Ada dy herë është renditur në vendin e gjashtë në kategorinë e parë, madje duke qenë për javë të tëra ndër katër ekipet e para dhe pretendente për në Superligë. Ndër rezultatet më të mira që Ada ka arritur në historinë e saj, sigurisht që është ai i sezonit 2004-05 kur për Kupën e Shqipërisë, ajo ka arritur të shkojë deri në turin e tretë të saj. Interesant është fakti që në turin e dytë, velipojakët kanë eliminuar Dinamon e Tiranës, duke e mundur 2-1 në Velipojë dhe duke barazuar 1-1 në Tiranë.

Ndërkohë, përveç ekipit të parë, drejtuesit e klubit në vite i kanë kushtuar rëndësi ngritjes së Akademisë dhe ajo funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme, duke patur në rradhët e saj ekipe që nga mosha 12 vjeç deri në 19 vjeç.

Nga viti 2010, pranë KF Ada është ngritur edhe ekipi i futbollit të femrave, i cili menjëherë mori pjesë në kampionatin e dytë që zhvillohej në vendin tonë duke zënë vendin e parë dhe duke u shpallur kampion i Shqipërisë për edicionin 2010-11. Po atë edicion fitoi edhe Kupën e Shqipërisë. Si kampione në fuqi, Ada, në fund të edicionit mori pjesë për herë të parë në historinë e një klub shqiptar në Ligën e Kampioneve të futbollit të femrave. Suksesi i ekipit të femrave të Adës, vazhdoi edhe në sezonin 2011-12 teksa zuri sërish vendin e parë dhe u shpall për të dytën herë kampion